Opera Ball u rikthye me shkëlqim në Vienna State Opera, duke mbledhur rreth 5,500 të ftuar në një nga eventet më prestigjioze bamirëse në Austri, përcjell Euronews.
Mbrëmja u hap me debutantët që kërcyen “Fächer-Polonaise” të Carl Michael Ziehrer, ndërsa Baleti performoi me kostume nga Giorgio Armani. Programi muzikor përfshiu vepra nga Leonard Bernstein dhe Giuseppe Verdi.
Eventi mbahet nën patronazhin e presidentit Alexander Van der Bellen dhe mes të ftuarve ishte edhe aktorja Sharon Stone.
Një pjesë e të ardhurave shkon për bamirësi, ndërsa aktiviteti transmetohet drejtpërdrejt dhe konsiderohet kulmi i sezonit të ballove në Vjenë.
