Vendosni fjalën kyçe....

Operacion antidrogë në Maliq, 3 në pranga dhe mbi 1 kg kanabis e kokainë e sekuestruar



Një operacion i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë është finalizuar mbrëmjen e djeshme me arrestimin e tre personave dhe sekuestrimin e mbi 1 kilogrami lëndë narkotike, kanabis dhe kokainë.

Sipas informacioneve, pas të dhënave të siguruara nga policia janë ushtruar kontrolle në një lokal në fshatin Zëmblak, në Maliq, ku është gjetur një pjesë e lëndës narkotike.

Më pas, kontrollet kanë vijuar në banesat e të dyshuarve dhe në automjetet e tyre, ku në një prej mjeteve është zbuluar një sasi tjetër droge.

Tre personat janë ndaluar dhe shoqëruar në ambientet e policisë, ndërsa vijojnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rastit.

Policia e Korçës bën me dije se kontrollet dhe hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.