Vendosni fjalën kyçe....

“Çdo rekrutim do të ketë shansin zero” – Dashnor Sula premton drejtësi si kryeinspektor, vlerëson vizionin e Ramës



Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i cili sot mban detyrën e kryeinspektorit, ka shprehur vlerësimin e tij për vizionin e kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se, pas 20 vitesh aktivitet politik në PD, partia e kishte lënë jashtë politikës.

Sula u shpreh se konkurrimi në këtë detyrë i dha mundësinë të dilte i pari dhe premtoi angazhim të plotë për integritet dhe drejtësi në administratë. Ai theksoi se rekrutimet do të jenë të bazuara në meritë, pa ndikim të ryshfeteve apo lidhjeve politike.

“Do krijojmë një frymë pozitive dhe do ndërtojmë një sistem që fokusin e ka te bizneset dhe digjitalizimi. Çdo rekrutim do të ketë shansin zero të favorizuar pa meritë”, deklaroi Sula.

Ai shtoi se telefoni i tij do të jetë i hapur për qytetarët dhe çdo çështje që lidhet me administratën do të trajtohet me transparencë dhe drejtësi.