Vendosni fjalën kyçe....

Shtëpia e verërave Alehandro në partneritet me kantinat e dinastisë “Rothschild”


Pamje nga takimi ne Paris

Erjola Braha, Presidente e Alehandro Group, së bashku me ambasadorin e Shqipërisë në Francë, Dritan Tola kanë zhvilluar një takim në panairin e verës në Paris me përfaqësuesit e familjes Rothschild, Saskia de Rothschild, Philippe Sereys de Rothschild dhe Frédéric Mairesse.

“Një moment që forcon aleancën strategjike mes Alehandro Group dhe një prej familjeve më prestigjioze të verës franceze, për përfaqësimin në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor të ikonave si Château Lafite Rothschild dhe Champagne Barons de Rothschild”, shkruan Alehandro Group në rrjetet sociale.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Vox News