Vendosni fjalën kyçe....

Manjani reagon për paraburgimin e Veliajt: Gjykata i paska lexuar psiqikën të dyshuarit



Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për të vazhduar paraburgimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Vendimi ka ngjallur polemika për mënyrën se si gjykata e ka arsyetuar masën, duke përmendur elemente që sipas Manjanit duken jashtë logjikës ligjore dhe procedurale.

Në reagimin e tij, Manjani citon pjesë nga arsyetimi i gjykatës:

“…Duke qenë se mendimi për t’iu shmangur hetimit dhe gjykimit të çështjes është i fshehur në psiqikën e të dyshuarit, ai (mendimi) nuk mund të shihet qartë”.

Sipas tij, ky është arsyetimi i GJKKO-së për paraburgimin e një të zgjedhuri.

“Nuk e besova deri sa e lexova! Gjykata sugjeron se i ka lexuar psiqikën të dyshuarit… ua ua ua ua ua… E pabesueshme. Po ligji ku është këtu?!” – shprehet Manjani.

Ai ironizon më tej duke thënë: “Po thuaj more se e kam inat këtë njeri dhe dua ta kalb në burg. Do ishte më e ndershme. Çfarë do me thënë kjo?! Ky arsyetim hedh n’tuç edhe vetë Frojdin”.

Në fund të reagimit të tij, Manjani shton: “E kuptoj shkumën ndaj Erion Veliajt, por kjo që i bën SPAK dhe GJKKO nuk ka lidhje me ligjin dhe procesin e rregullt. Mendojeni nëse ua bëjnë juve këtë gjë, pastaj gjykoni. Zoti u ruajt o njerëz!”.

Reagimi i plotë:

Shikoni arsyen përse Erion Veliaj duhet të vijojë të rrijë në paraburgim:

“…Duke qenë se mendimi për t’iu shmangur hetimit dhe gjykimit të çështjes është i fshehur në psiqikën e të dyshuarit, ai (mendimit) nuk mund të shihet qartë”.

Ky është arsyetim i GJKKO për paraburgimin e një të zgjedhuri.

Nuk e besova deri sa e lexova!

Gjykata sugjeron se i ka lexuar psiqikën të dyshuarit…. ua ua ua ua ua…

E pabesueshme. Po ligji ku është këtu?!

Po thuaj more se e kam inat këtë njeri dhe dua ta kalb në burg. Do ishte më e ndershme.

Çdo me thënë kjo?!

Ky arsyetim hedh n’tuç edhe vetë Frojdin.

Si i tha doktori pacientit “ske gjë në zemër e ke thellë në shpirt..” 🤔

Zoti u ruajt o njerëz!
****
PS. E kuptoj shkumën ndaj Erion Velisë, por kjo që i bën SPAK dhe GJKKO nuk ka lidhje me ligjin dhe proçesin e rregullt.

Mendojeni nëse ua bëjnë juve këtë gjë, pastaj gjykoni.