
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, Mike Waltz, ka dëshmuar se mbetet në formë të shkëlqyer fizike, duke zbritur në dysheme për të bërë 20 pompa së bashku me rojet e Sigurisë së Marinës në misionin amerikan në Gjenevë të Zvicrës.
Waltz publikoi pamjet në rrjetin social X të mërkurën, më 11 shkurt, ku shfaqet aftësia e tij fizike krah gjashtë marinsave.
“I aftë për detyrë!” – shkroi Waltz në postimin e tij.