Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Regjistrimet e Ergys Agasit zbulojnë krime monstruoze dhe porosi vrasjesh



Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar sot se të dhënat e dalura nga regjistrimet e kryera nga Ergys Agasi në zyrën e tij përmbajnë prova për krime monstruoze dhe porosi vrasjesh.

“Çfarë dimë për AKSHI-n, për Mirlindën e AKSHI-t, Lindën e Surrelit, për baxhon e Ramës, Armand Frangun, është vetëm maja e ajsbergut. Falë deponimeve tronditëse të Geron Meçes dhe të tjerëve të penduar, si dhe fonotekës së Ergys Agasit, janë zbuluar krime monstruoze. Aty janë të regjistruar ministra, gjyqtarë, prokurorë dhe zyrtarë të lartë. Janë kryer vrasje me porosi, gjithçka në funksion të pasurimit dhe përfitimit të zgjedhjeve nga Edi Rama”, tha Berisha.

Ai shtoi se ka dijeni për të dhëna të tjera, por nuk mund të flasë për to për të mos devijuar diskursin publik.