
Një përplasje me tre automjete është regjistruar në kilometrin e dytë të superstradës Lezhë–Milot, duke shkaktuar bllokim të përkohshëm të qarkullimit në këtë segment. Në aksident janë përfshirë një autoveturë, një fuoristradë dhe një furgon.
Sipas të dhënave paraprake, dy prej drejtuesve janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Njëri prej tyre është testuar në vendngjarje për alkool dhe rezultoi negativ.
Nga hetimet fillestare dyshohet se ngjarja është shkaktuar nga një manovër e gabuar parakalimi nga një prej mjeteve të përfshira. Policia rrugore ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për të sqaruar plotësisht dinamikën e aksidentit, ndërsa po punohet paralelisht për rikthimin e normalitetit në qarkullim.