Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet vendimi për bonusin e qirasë për familjet e prekura nga projekti TID


Pas protestës së banorëve dhe këshilltarëve të Partisë Demokratike, këshilltarët e mazhorancës kanë vendosur të shtyjnë për mbledhjen e radhës shqyrtimin e projektvendimit për dhënien e bonusit të qirasë për familjet që shpronësohen dhe u janë prishur banesat në kuadër të projektit TID.

Bëhet fjalë për pikën 13 të rendit të ditës, e cila parashikonte miratimin e bonusit të qirasë për familjet e prekura nga zbatimi i projektit. Vendimi për shtyrjen e kësaj pike u mor pas tensioneve dhe kundërshtimeve të shfaqura gjatë mbledhjes së këshillit.

Sipas njoftimit, projektvendimi për bonusin e qirasë do të rikthehet për shqyrtim dhe votim në mbledhjen e ardhshme të këshillit bashkiak.

Ndërkohë, banorët e prekur nga projekti TID kërkojnë zgjidhje të menjëhershme për strehimin e tyre, duke theksuar se shumë prej tyre kanë mbetur pa banesë pas prishjes së objekteve.