
Kreu i PD-së Berisha e akuzoi kryeministrin Rama se ka marrë përsipër misionin për zbrazjen e Shqipërisë dhe kthimin e saj në një zbrazëtirë.
Në fjalën e tij para qytetarëve të mbledhur në protestë ai tha se në 13 vitet e qeverisjes së tij vendi është rrënuar si kurrë më parë në të gjitha drjetimet.
“Fituam një betejë shumë të rëndësishme ndaj narkoshtetit dhe tentativës së tij për grusht shteti por s’e kemi fituar ende luftën. Çdo e dhënë këto 13 vite flet për një rrënim të vendit nën qeverisjen e Edi Ramës. Në 12 vite ai ka marrë përsipër misionin makabër të shpërbërjes së kombit tonë, pasurinë më të madhe që kemi. Duke e përgjysmuar atë në 12 vite. Duke e kthyer Shqipërinë në një territor gjeografik të zbrazur nga shqiptarët.” – tha Berisha.