
Kreu i PD-së Berisha ka akuzuar drejtorin e Policisë së Tiranës Sokol Bizhga për dhunën ndaj deputetit demokrat Bledion Nallbati mbrëmjen e sotme.
Pasi e vizitoi deputetin në spitaline e Traumës, Berisha tha se urdhri për dhunën ndaj Nallbatit është dhënë nga kryeministri Rama ndërsa Bizhga e ka ekzekutuar atë.
Kryedemokrati paralajmëroi Bizhgën se do përgjigje deri në një për dhunën e ushtruar ndaj Nallbatit.
“Deputeti, deputeti Bledion Nallbati ka një hematomë në indet e buta dhe sipas protokollit të spitalit do të qëndrojë në observim për një kohë të caktuar për të parë nëse do ketë pasoja të tjera nga goditja, pasoja të vonshme quhen nga goditja apo jo. Por, njëkohësisht mësohet se urdhërdhënësi është krimineli i damkosur Sokol Bizhga, njëri nga figurat më të urryera dhe kriminelët më të damkosur me uniformë në Republikën e Shqipërisë.
E garantoj Sokol Bizhgën, i cili e goditi deputetin me urdhër të, me urdhër të Edi Ramës, se do ketë përgjegjësi gjer ditën e fundit të tij. Sokol Bizhga është njeriu që i është djeg kolegu në makinë, që ta dini ju, dhe e ka mbathur kur banditat në Sarandë kanë djegur Genc Memetin.
Ky është i pafytyri Sokol Bizhga që duhet të ishte, duhet të ishte dekada në burg dhe tani komandon policinë. Një hero, një, një guximtar i vërtetë u dogj nga bandat në makinë dhe Sokol Bizhga shpëtoi. Ja, ky është Sokol Bizhga që e mban Edi Rama. E ka apo s’e ka atë, Valin gjë nuk e di, se s’mund të them se mund të mos jenë gjë, mund të jetë koincidencë mbiemra. Por, por, Sokol Bizhga është krimineli që ka zbatuar sot urdhrin e Edi Ramës. Është goditur.” – tha Berisha.