Vendosni fjalën kyçe....

Prokuroria e Hagës kërkon 45 vjet burg për ish-krerët e UÇK-së



Prokuroria e Hagës ka kërkuar dënim prej 45 vjetësh burgim për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, gjatë seancës ku ka filluar faza përfundimtare e procesit më të madh gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Kryeprokurorja Kimberly West, gjatë fjalëve përfundimtare, theksoi se Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkon dënim për secilin person konkret, për të gjitha pikat e aktakuzës, duke arsyetuar se secili prej tyre ka kontribuar në krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“ZPS-ja kërkon vendim dënimin e personave konkret, jo për shtabin e përgjithshëm. Këto janë krime të rënda në natyrë dhe akuza nuk kanë humbur vlerën e tyre me kalimin e kohës. Mbeten shumë të rënda,” theksoi kryeprokurorja.