
Ervin Salianji u ka bërë thirrje demokratëve që të dalin masivisht në protestën e thirrue nga drejtuesit e PD-esë ditën e nesërme para kryeministrisë.
Ish-deputeti demokrat e ka shoqëruar mesazhin me një video ndërsa thekson se pas 13 vitesh të vështira në opozitë, koha e ndryshimit ka ardhur.
“Mesazh për demokratët! Kanë qenë 13 vite të vështira opozite, por koha e ndryshimit ka ardhur! Nesër në Bulevardin “ Dëshmorët e Kombit” fjala është e demokratëve dhe njerëzve të lirë. Bashkohuni me Partinë Demokratike!” – shkruan Salianji.