Vendosni fjalën kyçe....

Kryetarja e AMA-s Krasniqi takime në Departametin e Shtetit


Kryetarja e AMA-s Armela Krasniqi ishte në një vizitë dyditore në SHBA.

Atje u prit në Departamentin e Shtetit nga zyrtari për Çështjet për Shqipërinë John Ë. Robbins, zyrtari për Diplomacinë Publike për Çështjet e Europës Qendrore, Michael Marble dhe zyrtari për Iniciativat e Politikave Ndërkombëtare, Evan Lord.

Ata diskutuan çështje që lidhen me transparencën e pronësisë së medias, rregullimin e platformave të shpërndarjes së videove, si dhe luftën kundër dezinformimit dhe gjuhës së urrejtjes.

“Kjo vizitë i shërben institucionit tonë, i cili tashmë nuk është më vetëm një përfitues, por edhe kontribuues i politikave lidhur me integritetin e informacionit dhe lirinë e medias”,- tha Krasniqi.

Krasqniqi mori pjesë në ceremoninë e zgjedhjes së presidentit të ri të “The National Press Club”, ku u takua edhe me figura të njohura të medias amerikane, të cilët mbështesin gazetarët shqiptarë dhe lirinë e medias.

“Të gjithë gazetarëve shqiptarë u them se “The National Press Club”, bashkë me shumë organizma në Europë, ju mbështet. Ne do të luftojmë për të mbrojtur të drejtën tuaj për të raportuar rreth Shqipërisë dhe për të informuar qytetarët shqiptarë për çka ndodh aty dhe përreth”,- thotë Mark Schoeff Jr., presidenti i Klubit Kombëtar të Gazetarëve.