Vendosni fjalën kyçe....

“Do mbikëqyrim pavarësinë e gjyqësorit në Shqipëri, shqetësuese ndërhyrja e zyrtarëve” – Komisioni Evropian


Komisioini Evropian do mbikëqyrë Shqipërinë për sa i përket sundimit të ligjit dhe pavarësisë së gjyqësorit.

Në një deklaratë, ku i kërkoi Kuvendit të Shqipërisë të shqyrtojë pa vonesa mandastin e zv.kryeministres Belinda Balluku, e akuzuar nga SPAK.

KE-ja shton se Shqipëria do mbikëqyret për çështjet e lartpërmendura si pjesë e procesit të integrimit në BE, shkruan BW.

“Komisioni Evropian monitoron dhe raporton mbi progresin në këtë fushë në kontekstin e negociatave të pranimit në BE. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër dhe të mbështesim konsolidimin e sundimit të ligjit dhe pavarësisë gjyqësore në Shqipëri, si pjesë e procesit të integrimit evropian të vendit”, thuhet në reagimin e KE-së.