
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, gjatë fjalës së tij në Komisionin për Europën dhe Punën e Jashtme ka vënë në dukje situatën kritike të sigurisë ushqimore në vend dhe rëndësinë e projektligjit për këtë çështje.
Blushi theksoi se siguria ushqimore nuk është luks, por një drejtë themelore dhe detyrim kushtetues i shtetit shqiptar. “Ky projektligj vjen në kushte kur siguria ushqimore në Shqipëri ndodhet në gjendje alarmi kombëtar, me skandale të përsëritura dhe produkte të kontaminuara me pesticide dhe substanca të ndaluara që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve,” tha ai.
Ai shtoi se pasojat janë të shumta, duke prekur edhe eksportet shqiptare, ndërsa bujqësia në vend sipas tij ndodhet në “gjendje kome”. Blushi nënvizoi se qëllimi kryesor i projektligjit është mbrojtja e interesit publik dhe i qytetarëve, duke u bërë një prioritet kombëtar.