Vendosni fjalën kyçe....

Kërkesat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për përdorimin e gjuhës shqipe, Spiropali: Dialogu rruga më e sigurt


Ministrja e Jashtme Spiropali reagoi sot duke përgëzuar studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut për angazhimin e tyre qytetar dhe mënyrën demokratike me të cilën kanë artikuluar kërkesat për përdorimin e gjuhës shqipe, në përputhje me të drejtat e garantuara nga Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi.

Në reagimin e saj, Spiropali theksoi se është inkurajuese edhe gatishmëria e institucioneve të Maqedonisë së Veriut për ta trajtuar këtë çështje me seriozitet dhe në përputhje me Kushtetutën dhe kuadrin ligjor të vendit, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të procedurave institucionale dhe standardeve demokratike.

“Dialogu dhe zgjidhjet institucionale mbeten rruga më e sigurt për forcimin e besimit dhe standardeve demokratike,” u shpreh ajo, duke theksuar se proceset demokratike dhe respektimi i të drejtave të garantuara me ligj janë themelore për avancimin e shoqërive demokratike.

Në përfundim, Spiropali ritheksoi rëndësinë e vijimit të dialogut konstruktiv dhe të trajtimit institucional të çështjeve që lidhen me të drejtat e komuniteteve, në përputhje me parimet demokratike dhe kuadrin ligjor përkatës.