
Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë takimit me demokratët në Kamëz, denoncoi investimin për rrugën Qukës Qafë Pllocë, i cili sipas tij, loti i tretë 9 km ka kushtuar 87 mln euro, rreth 9 mln euro km.
Berisha tha se kanë vjedhur dhe plaçkitur në mënyrë të pabesueshme. Kjo është gjysma. Gjysma tjetër, gjithë paratë e krimit dhe drogës shndërrohen në vota dhe vota shndërrohet në krim dhe drogë.
“Karteli Troplin, pasi me të gjitha mjetet dhunoi zgjedhjet në Durrës, çfarë ndodhi, 5 kulla, 12 ndërtime. 30 mijë km tokë ndërtime te Niko Dovana. Pra paratë në votë, vota në ndërtim me krimin. Çfarë ndodh me paratë e buxhetit? Një ushtri e tërë mobilizohet për të shkelmuar votën tuaj”, tha Berisha.
Sali Berisha: Rruga Qukës Qafë Pllocë, loti i tretë 9 km, 87 mln euro, rreth 9 mln euro km. Pa asnjë urë, pa asnjë tunel. Kanë vjedhur dhe plaçkitur në mënyrë të pabesueshme. Kjo është gjysma.
Gjysma tjetër, gjithë paratë e krimit dhe drogës shndërrohen në vota dhe vota shndërrohet në krim dhe drogë. Karteli Troplin, pasi me të gjitha mjetet dhunoi zgjedhjet në Durrës, çfarë ndodhi, 5 kulla, 12 ndërtime. 30 mijë km tokë ndërtime te Niko Dovana. Pra paratë në votë, vota në ndërtim me krimin. Çfarë ndodh me paratë e buxhetit? Një ushtri e tërë mobilizohet për të shkelmuar votën tuaj.
E patë si lotet e Unazës shkoni në qiell çmimi, se disa mln për lot merrnin mediat që mashtronin. Mashtrimi në votë dhe vota në mashtrim. Kjo është situata. Ku jemi ne? Sot opozitarët janë të lodhur, janë edhe të rraskapitur. Kanë vuajtur, sakrifikuar. Megjithatë sot jemi absolutisht në kilometrin e fundit.