Vendosni fjalën kyçe....

“Një valvul shkarkimi për Ramën” – Shehu kritikon vendimin e GJK për Ballukun



Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar lidhur me vendimin e marrë nga Gjykata Kushtetuese për kërkesën e kryeministrit Edi Rama mbi pezullimin nga funksioni i zëvendës-kryeministres Belinda Balluku.

Në një postim në Facebook, Shehu e ka cilësuar vendimin si “pirueta” të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se, megjithëse Balluku largohet nga posti, nuk krijohet një precedent ligjor që mund të përdoret në të ardhmen.

“Të marra nën presion… Balluku largohet nga zyra, por pa krijuar precedent ligjor. Një mos-vendim ky që, duke larguar Ballukun, shërben edhe si ‘valvul shkarkimi’ ndaj presionit të opinionit ndërkombëtar mbi Ramën dhe maxhorancën,” shkruan Shehu.

Ai shton se vendimi humb mundësinë për të pasuruar bazën ligjore dhe praktikën juridike në vend, si dhe për të konfiguruar personalitetin e vetë Gjykatës Kushtetuese.