Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Kolë Berisha


Ndërron jetë ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Kolë Berisha. Berisha, një nga figurat kryesore të LDK-së u nda nga jeta mëngjesin e sotëm.

Djali i tij Visar Berisha ka dhënë njoftimin, duke treguar edhe shkakun, nga sëmundja e rëndë.

“Mas një sëmundje të rëndë e kamotshme, i mësuem mos m’u dorëzu, sot baba pranoj burrnisht me iu dorëzue Hyjit në jetën e pasosun. E di, që shumë prej jush doni me qenë nga afër pjesë e dhimbjes tonë, por shëndeti i juaj dhe të gjithë të tjerëve ka më shumë rendësi. Kujtojeni babën e në lutje, prej aty ku jeni. Ngushëllimet i pranojmë nëpërmjet telefonit.”, shkruan i biri i të ndjerit.