
Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklarate lidhur me një kontroll të ushtruar ndaj një kompanie te quajtur Mektrin.
Sipas tij, arsyeja e kontrollit ka qenë kërkesa për dokumentet e një makine që pretendohej se ishte blerë nga Flamur Noka, por që rezultoi që makinën e ka blerë Basha.
“Nuk e di e morët vesh apo jo, por një kompani e quajtur Mektrin është kontrolluar para pak ditësh dy herë. Pse u kontrolluar do thoni ju?
Na duhen dokumentet e makinës që ka blerë Flamur Noka. Shkuan një ditë, ata i thanë nuk kemi. Shkuan ditën tjetër, i thanë nxirreni.
Çfarë doli? Doli që veturën e kishte blere Lul Basha. Sapo punonjësi i tha o zotëri ai nuk ka ardhur të blejë veturë. Ai i dha të dhënat e veturës, i tha që këtë veturë e ka blerë Lulzim Basha.
As që i mori fare dokumentet, sepse krim duhet të ishte për flamur Nokën. Ngjarje reale kjo, taze”, tha Berisha.
Nder te tjera kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi për censurim të një mesazhi të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), ndërsa ka bërë thirrje për pjesëmarrje në atë që e cilësoi si “kryengritje paqësore” më 10 shkurt.
Berisha u shpreh se çështja e AKSHI-t është një dosje që ka tërhequr vëmendjen e kancelarive evropiane, duke e cilësuar atë si një aferë që “tejkalon çdo lloj imagjinate”.
Ai pretendoi se ekzistojnë, sipas tij, qindra dhe mijëra materiale filmike dhe fotografike që implikojnë drejtpërdrejt kryeministrin Rama.
“AKSHI është dosja që ka lënë pa mend kancelaritë evropiane, por edhe të vendeve të tjera të mëdha. Është dosja që tejkalon çdo lloj imagjinate.
Për të mos folur pastaj për qindra dhe mijëra video dhe fotografi në të cilat edhe vetë Edi Rama është kokë e këmbë i damkosur.
Edi Rama po loz me fatet e vendit. Me fatin e çdo shqiptari për të mbrojtur krimet e tij.
Ndaj dhe 10 shkurti është dita e çdo qytetari, është dita e dinjitetit, e guximit, e kurajës, e vendosmërisë për të marrë fatin në duar.
Ju e patë edhe sot, pavarësisht se Peleshi i parlamentit e kishte hequr, por në takimin që bëri në Departamentin e Shtetit, citohej fjalë për fjalë lufta kundër organizatave kriminale transnacionale, çka parakupton rrezikun që kartelet shqiptare dhe organizatat e drogës paraqesin për vendet e tjera.
Dhe ai e censuron, duhet të lexojmë njoftimin e departamentit për të marrë vesh të vërtetën e njoftimeve të SHBA.
Këta janë bashkëpunëtorë në krim.
Niko Peleshi që bën këtë censurë është bashkëpunëtor në krimet e Edi Ramës.
Ndaj dhe njëherë rruga e vetme është kryengritja paqësore.
Nuk kanë asnjë interes përveç vjedhjeve për pasurim të tyre.”