Vendosni fjalën kyçe....

Vizita e Ramës në Vatikan, Kryeministri: Me një ndjesi të veçantë nga Bazilika “Regina di Albania” para takimit me Papën


Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga vizita e tij në Bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë, “Regina di Albania”, në Vatikan.

Në një mesazh të ndarë me qytetarët, Rama shprehet se kjo vizitë i ka dhënë një ndjesi të veçantë, në prag të takimit me Atin e Shenjtë.

“Mirëmengjes dhe me ndjesinë e veçantë të vizitës në bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë, Regina di Albania, e në vigjilje të takimit me Atin e Shenjtë, ju uroj një ditë sa më të paqtë”, shkruan Rama.

Me ftesë të Selisë së Shenjtë, Kryeministri Rama pritet të zhvillojë një audiencë me Papa Leonin XIV.