
Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili, i pandehur si anëtar i grupit kriminal për hakerimin e SPAK-ut, është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
BW raporton se seanca paraprake është shtyrë.
Ismaili akuzohet për veprat penale: “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike” në bashkëpunim, pjesëmarrje në “Grup të strukturuar kriminal” dhe kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale.