
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se aksi Qafë Thore–Theth është bllokuar plotësisht për shkak të rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike.
Sipas ARRSH-së, për arsye sigurie qarkullimi është ndaluar për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese, pasi zona paraqet rrezik të lartë për kalim.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën rrugore, të shmangin këtë aks dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për informacion mbi rikthimin e qarkullimit normal. ARRSH thekson se situata po monitorohet dhe përditësimet do të bëhen në vijim.