
Kreu i PD-së Berisha tha sot se mandatet e marra nga PS-ja në zgjedhjet e fundit jnë të krimit të organizuar.
Gjatë një takimi me demokratët e Njësive 1 e 3 në Tiranë, ai theksoi se opozita do i japë përgjigjen e duhur kreut të qeverisë.
Ai premtoi se kryeministri Rama, zv.kryeministrja Balluku dhe të gjithë që kanë vjedhur pasurinë e shqiptarëve do dalin para drejtësisë.
“E shndërruan gjykatën në strofullën e fundit. Këtë e them se cila është shkalla ekstreme e degradimit të këtij shteti dhe sa i rrezikshëm është ky çdo ditë ndaj nesh. Por në rast se më grushtin e shtetit që ka bërë, meriton çdo përgjigje. Me shndërrimin në farsë të zgjedhjeve meriton çdo përgjigje sepse nuk ka legjitimitet. Mandatet i ka krim. Të gjithë shndërrohen në maska të lubisë, por në kafe nuk lënë gjë pa e sharë. Ne nuk jemi parti e dhunës, jemi të përcaktuar parti që nuk marrim kurrë pushtetin vetëm se me votë. Dhe unë ju garantoj që këtë herë do fitojmë dhe do bëjmë përgjegjës këto regjim që shkelmon shqiptarë. Lubi Balluku Edi Rama, dhe të gjithë pushtetarët që janë pasuruar duke ju vjedhur do shkojnë atje ku e kanë vendin dhe pasuritë do ju kthehen ju. Ato janë miliarda. Ne do vendosim sistemin më transparencë për pronat tuaja, pronat publike. Por asgjë nuk mund të realizohet pa përmbysjen e tij dhe ne do ta përmbysim. Kjo kërkon nga ne që në këtë censurë të jemi me debatet tona, pishtarë të vërtetës”, tha Berisha.