Vendosni fjalën kyçe....

“Jozefinë, mos bëj sikur të dhemb shpirti për Saliun”- Balla


Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla, replikoi me deputeten e PD-së, Jozefina Topalli, ndërsa ajo fliste për kreun e PD-së, Sali Berisha. Balla i kujtoi Topallit  bashkëpunimin e tyre në 2021 kundër Berishes.

“Ti Jozefinë mos bëj sikur të dhemb shpirti për Saliun, në 2021 kemi bashkëpunuar bashkë kundër Saliut. Këtë pjesën ma kurse pak.

Unë di shumë gjëra, si i ndani llogarinë. Ti na dole huq fare, se kujtova se do merrje ndonjë votë në Shkodër. Historia në këto 20 vjet në parlament, këto rikthimet si puna jote, Ulsiu ka një shprehje, si kthimi pas asaj.

Sali, laj gojën sa herë flet për PS. PS ta ka dhënë përgjigjen, do ta japë edhe në 2029. Çohu na sqaro vendimin e djeshëm, a do vini në komisionin e posaçëm apo jo”, theksoi ai.