
Prokurorët e SPAK kanë paraqitur prova të reja në Apelin e GJKKO-së lidhur me hetimet që po zhvillohen për Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Mësohet se këto prova kishin të bënin me disa dëshmi që prokurorët e SPAK kanë siguruar gjatë kësaj periudhe.
Ndërkohë është kërkuar nga prokurorët e çështjes që të ngelin në fuqi masat e mëparshme.
Seanca e radhës për shpalljen e vendimit për masat e sigurisë është caktuar më datë 5 shkurt.
Në kërkim vijojnë të jenë dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj, të akuzuar për ‘grup të strukturuar kriminal’ dhe manipulim me tenderët e ASHKI-t. GJKKO ka pezulluar nga detyra zv/drejtorin e Policisë së Tiranës Erion Ismailaj.
Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj dhe zv/drejtoresha Hava Delibashi janë në “arrest shtëpie”.
Agasi dhe Beqiraj, të cilët dyshohet se e kanë lënë vendin, akuzohen se përmes heqjes së lirisë dhe shantazhit detyruan biznesmenin Gerond Meçe, të tërhiqej nga ankimimet për disa tenderë ku donin të dilnin fituese kompanitë e lidhura me ta.