Vendosni fjalën kyçe....

Braçe: Qendra shëndetësore në njësinë 5 prej muajsh pa shërbim, jemi në kulmin e gripit



Deputeti socialist Erion Braçe ka ngritur shqetësime për mungesën e shërbimit shëndetësor në njësinë administrative nr. 5, gjatë fjalës së tij në nisje të seancës plenare të Kuvendit.

Braçe deklaroi se qendra shëndetësore e kësaj zone ka muaj të tërë që nuk funksionon, në një periudhë kur vendi ndodhet në kulmin e sezonit të gripit. Sipas tij, mijëra banorë nuk po marrin shërbimin e nevojshëm në kohë.

Ai bëri të ditur se ka paraqitur një kërkesë për interpelancë me ministrin e Drejtësisë lidhur me këtë çështje, e cila, sipas Braçes, është depozituar që më 19 janar, ndërsa ende nuk ka pasur një përgjigje.

Deputeti theksoi se banorët e zonës kanë rreth katër muaj që përballen me mungesë shërbimi shëndetësor dhe ngriti pyetjen se kur do të rikthehet funksionimi normal i qendrës shëndetësore në njësinë nr. 5.