Vendosni fjalën kyçe....

Berisha nuk lëshon foltoren, deputetët e PD i bien tavolinave


Sali Berisha nuk ka lëshuar foltoren, duke kërkuar të flasë për replikë. Garda e Kuvendit e rrethoi foltoren, ndërsa më pas nënkryetarja i dha fjalën për procedurë.

Në shenjë proteste, deputetët e PD-së i ranë tavolinave.

Kreu i Partisë Demokratike, në fjalën e tij në Kuvend ka deklaruar se Kuvendi po kryen grusht shteti me hedhjen poshtë të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e  zëvendës kryeministres Belinda Balluku

“Kuvendi çdo moment nxin për aktin anti kushtetues dhe shndërrimin e mandative të krimit në parzmore të vjedhjeve. Ky Parlament kryen grushtin e shtetit, hedh poshtë kërkesën e SPAK për arrestimin e  delinkuentes Balluku.