Vendosni fjalën kyçe....

Totenhem i vë “shkopinj nën rrota” Mançester Sitit


Totenhem arriti të frenojë Mançester Sitin në një barazim 2-2 në Londër.

“Gjelat” po bëjnë një sezon të dobët duke u renditur poshtë mesit të renditjes duke qenë krej jashtë gare për një vend në Kupat e Evropës, ndërsa duhet të tregojnë kujdes për të mos rënë në zonën e ftohtë.

Siti nga ana e tij mban vendin e dytë dhe humbi një rast të artë për të ngushtuar largësinë nga Arsenali që mban kreun. Largësia mes dy ekipeve është gjashtë pikë e kësisoj miqtë janë ende në garë për sa i përket titullit kampion.