Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Mat–Shkopet, automjeti përfundon në përrua, drejtuesi pa lëndime



Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Mat–Shkopet, ku drejtuesi i një automjeti, shtetasi K.K., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke dalë nga rruga dhe përfunduar në një përrua.

Sipas informacionit paraprak nga Policia, drejtuesi i automjetit nuk ka pësuar lëndime, ndërsa mjeti është nxjerrë nga vendi ku kishte rënë.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

“Më datë 01.02.2026, në aksin rrugor Mat–Shkopet, shtetasi K.K., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe, për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në një përrua.

Shërbimet e Policisë Rrugore po kryejnë veprimet me drejtuesin e automjetit, i cili nuk ka pësuar lëndime, ndërkohë automjeti është nxjerrë nga vendi ku kishte rënë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.”