Vendosni fjalën kyçe....

Tiranë/ Të dënuar për plagosje të rëndë me dashje, 3 të arrestuar


Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona, ku dy akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, dhe një tjetër për plagosje e lehtë me dashje, e kryer në bashkëpunim dhe prishje e qetësisë publike.

Një nga të arrestuarit është është dënuar nga Gjykata e Tiranës me  4 vite e 6 muaj burg. Nga dënimi i kanë mbetur 1 vit e 2 muaj e 22 ditë burg.

“Si rezultat i kontrolleve intensive nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë operative, kapën 3 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Konkretisht:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapën dhe vunë në pranga shtetasin M. H., 31 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me  4 vite e 6 muaj burgim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Nga dënimi atij i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 2 muaj e 22 ditë burgim”, njoftoi sot policia.

Ndërkohë i arrestuari tjetër, 29-vjeç është dënuar nga Gjykata e Apelit  me  4 vite e 6 muaj burg. Nga dënimi i kanë mbetur 1 vit e 8 muaj e 22 ditë burgim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit kapën dhe vunë në pranga shtetasin E. F., 29 vjeç, pasi Gjykata e Apelit  e ka dënuar me  4 vite e 6 muaj burgim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Nga dënimi atij i kanë mbetur për të vuajtur 1 vit e 8 muaj e 22 ditë burgim”, thuhet më tej në njoftim.

Personi i tretë i arrestuar është dënuar nga Gjykata e Elbasanit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kapën shtetasin K. Dh., 35 vjeç, për të cilin Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për vepra penale “Plagosje e lehtë me dashje, e kryer në bashkëpunim dhe “Prishja e qetësisë publike”. 35-vjeçari iu dorëzua DVP Elbasan, për veprime të metejshme. Kontrollet vijojnë”, përfundon njoftimi i bluve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.