Vendosni fjalën kyçe....

“Nëse SHBA na godet, përgjigjia do jetë e menjëhershme dhe e fuqishme” – Zëdhënësi i ushtrisë iraniane


Ndërsa ushtria amerikane po dërgon drejt Iranit luftanije, aeroplanmbajtëse dhe trupa, Teherani ka paralajmëruar se çdo sulm ndaj vendit do sjellë pasoja rajonale dhe më gjerë.

Zëdhënësi i ushtrisë Mohammad Akrami Nia tha në një intervistë se nëse do ketë një sulm amerikan, atëherë Izraeli do jetë vendi i parë që do goditet dhe më pas të gjitha vendet që strehojnë baza amerikane.

“Nëse Trump mendon se mund të kryejë një operacion të shpejtë dhe pastaj të bëjë postime në X dy orë më vonë që ai ka mbaruar, një gjë e tillë nuk do ndodhë. Pa asnjë dyshim, lufta do përfshinte të gjithë rajonin, nga regjimi sionist te shtetet ku SHBA ka baza. Nëse armiku ndërmerr një hap të marrë, ne do përgjigjemi menjëherë, kjo është direktiva e dhënë tek ne. Në të kaluarën, ishte e nevojshme të kryheshin vlerësime situate, por tani udhëzimet kanë qenë tashmë të lëshuara në avancë. Planet kanë qenë të formuluara, dhe për çdo skenar të ndryshëm në anën e armikut, ne do kemi një përgjigje të duhur dhe proporcionale. Në luftën 12-ditore, ne mësuam që vonesa dhe dhënia e mundësisë armikut janë absolutisht të pajustifikuara, dhe një përgjigje e menjëhershme është e kërkuar. Aeroplanmbajtëset janë shumë të ndjeshme ndaj predhave e raketave.” – tha ai.