Vendosni fjalën kyçe....

“Të gatshëm për dialog”, Irani pas paralajmërimit të Trump: Nëse sulmohemi, do të përgjigjemi si kurrë më parë


Misioni i Iranit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ka reaguar pas paralajmërimit të Presidentit amerikan, Donald Trump, se nëse Teherani nuk arrin një marrëveshje, do të përballet me sulme.

Në një deklaratë zyrtare, Misioni iranian theksoi se Irani mbetet i hapur për dialog, por paralajmëroi se çdo agresion do të marrë një përgjigje të ashpër.

“Herën e fundit që Shtetet e Bashkuara u përfshinë gabimisht në luftërat në Afganistan dhe Irak, ato shpërdoruan mbi 7 trilionë dollarë dhe më shumë se 7 mijë amerikanë humbën jetën. Irani është i gatshëm për dialog të bazuar në respekt dhe interesa të ndërsjella, por nëse shtyhemi drejt një sulmi, do të mbrojë veten dhe do të përgjigjet si kurrë më parë,” thuhet në deklaratë.

Reagimi vjen në një kohë kur tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit janë rritur ndjeshëm, pas paralajmërimeve të përsëritura të Trump se një “armadë masive” amerikane po i afrohet Iranit dhe se koha për një marrëveshje bërthamore të re po mbaron.