Vendosni fjalën kyçe....

Shkodër/ Makina bie në lumë nga ura e Spatharit, shpëtojnë 3 personat që ndodheshin në mjet


Një makinë ka rënë në ujë në urën e Spatharit në rrugën Shkodër-Vau Dejës, disa momente më parë.

Sipas informacioneve të fundit, mësohet se brenda makinës ishin 3 persona.

Raportohet se këta të fundit janë nxjerrë nga automjeti dhe janë dërguar në spitalin Rajonal të Shkodrës, teksa ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Sakaq, policia dhe forcat zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje.