Vendosni fjalën kyçe....

Kushtetuesja hedh poshtë kërkesën e Beqajt për lirim nga paraburgimi


Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj për ndryshim të masës së sigurisë.

Beqaj u arrestua më 4 korrik 2024 me urdhër të SPAK-ut. Ai akuzohet për abuzim me fondet e SASPAK.

Përveç dosjes në fjalë, ai akuzohet edhe për koncesionin e Sterilizimit. Ai ndodhet në paraburgimin e Durrësit.