Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Ligji për armatimet është problematik


Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku nga Kuvendi kërkoi më shumë kohë për ligjin për dekriminalizimin e shpifjes për gazetarë, apo dhe për ligjet të tjera që pritet të miratohen në Kuvend.

Në fjalën e saj, Tabaku tha se një pjesë e ligjeve nuk kanë kaluar procesin e konsultimit publik dhe po paraqiten në mënyrë të përshpejtuar nga qeveria. Ajo theksoi se ligjet kërkojnë diskutim më të gjerë me grupet e interesit.

“Nuk është e mjaftueshme që 4 ligje të hiqen nga rendi. Një pjesë e ligjeve nuk ka kaluar konsultimin publik. Ligji për armatimet gjithashtu është problematik dhe duhet diskutuar.

Ndryshimet për Kodin Penal një pjesë nuk janë konsultuar. Qeveria i sjell tinëzisht, masa shtrënguese dhe penalitete ndaj qytetarëve.

Ligjet ka nevojë të diskutohen jo vetëm në komisione për 30 minuta, por me grupet e interesit. Integrimi nuk është një proces letrash që miratohen, por ndryshim real.

I bëj thirrje deputetëve t’i bashkohen propozimit të PD për Kodin Penal”, tha ajo.