Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në një banesë në Selenicë, 85-vjeçari ndërron jetë nga asfiksia


Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Lapardha të Selenicës, ku një 85-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij.

Sipas informacioneve paraprake, i moshuari ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga tymi, pasi në banesën e tij ka rënë zjarr, i cili dyshohet se ka qenë aksidental.

“Sot, rreth orës 02:50, në fshatin Lapardha, Selenicë, është gjetur në banesë nga familjarët, i pajetë shtetasi K. A., 85 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga tymi, i shkaktuar nga një zjarr aksidental i rënë në banesën e tij.”, thuhet në njoftimin e policisë.