
Deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri ka denoncuar punimet riparuese në rrugë Qukes-Qafë Plloçë në vendet ku asfalti ka pësuar çarje.
Ai bashkë me anëtaren dhe ish-kandidaten për deputete Barbara Doda ishin në vendin ku asfalti është dëmtuar duke denoncuar punimet dhe duke akuzuar qeverinë për rrugën që u ka kushtuar shqiptarëve 260 milionë euro.
Rruga Qukës-Qafë Pllocë u përurua pak muaj më parë me këngë e valle ndërsa pak javë më parë tuneli i saj u bllokua pas një rrëshqitje dherash. Më herët tuneli u bllokua nga rënia e një masivi shkëmbor.
“Çudira në rrugën Qukës–Qafë Plloçë. Me kusi dhe bitum po përpiqen të mbulojnë çarjet masive. Kjo rrugë ka kushtuar 260 milionë euro të taksapaguesve shqiptarë dhe sot është në këtë gjendje skandaloze”, shkruan Kapri në videon e publikuar në Facebook.