Vendosni fjalën kyçe....

Do të ndalohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë drejt Malit të Zi për 48 orë, shkak protesta e kamionistëve



Autoritetet malazeze kanë njoftuar se më 26 janar 2026, duke nisur nga ora 11:30, Shoqata e Kamionistëve e Malit të Zi do të zhvillojë një protestë 48-orëshe, e cila pritet të shkaktojë bllokime rrugore.

Për shkak të sigurisë dhe për të shmangur incidente të mundshme, nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë nga Shqipëria drejt Malit të Zi deri në përfundim të protestës.

Në akset që çojnë drejt vendkalimeve kufitare do të lejohen vetëm automjetet e vogla, mjetet e emergjencës, autobusët dhe mjetet e transportit të pasagjerëve.

Policia e Kufirit apelon tek drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë për respektimin e kufizimeve gjatë periudhës së protestës, me qëllim shmangien e bllokimeve dhe incidenteve të mundshme.

Ky vendim synon të sigurojë qarkullim të rregullt dhe siguri për të gjithë udhëtarët dhe drejtuesit e mjeteve gjatë ditëve të protestës.