Vendosni fjalën kyçe....

Tensionohet situata në komisariatin nr.1, qytetarë dhe deputetë hyjnë brenda ambjenteve dhe kërkojnë lirimin e të arrestuarve


Protesta e opozitës që u zhvillua sot në Tiranë përpara Kryeministrisë dhe Parlamentit degjeneroi në dhunë, duke shkaktuar përplasje mes militantëve të Partisë Demokratike dhe forcave të Policisë së Shtetit.

Sipas raportimeve zyrtare, 20 protestues janë shoqëruar nga policia, dhe në ambientet e Komisariatit nr.1,  situata është tensionuar ndjeshëm.

Familjarë të personave të ndaluar, bashkë me deputetë të PD-së si Tomor Alizoti dhe Agron Gjekmarkaj, kanë hyrë brenda komisariatit për të kërkuar lirimin e protestuesve.

Gjatë përplasjes, 11 efektivë të Policisë kanë përfunduar në spital për ndihmë mjekësore si pasojë e sulmeve me molotov dhe sende të forta, ndërsa 20 protestues janë shoqëruar në komisariat.

Grupi hetimor i Policisë po vijon dokumentimin ligjor të veprimeve të dhunshme të protestuesve ndaj punonjësve të forcave të rendit.

Pamjet nga komisariati tregojnë qytetarë dhe deputetë duke biseduar me efektivët për të zgjidhur situatën, ndërsa Partia Demokratike ka denoncuar dhunën policore dhe plagosjen e qytetarëve, përfshirë edhe fëmijë.

Whatsapp Image 2026 01 24 At 22.05.45

foto galeri