Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit e opozitës zhvendosen drejt Kuvendit, deputeti i PD përplaset me policinë, shoqërohen tre persona


Ndërsa protestuesit e opozitës u zhvendosën drejt Kuvendit pas dy orësh qëndrimi para kryeministrisë, efektivë të policisë shihen duke vrapuar drejt godinës së parlamentit për të shmangur përplasjet e mundshme.

Protestuesit, në përfundim të fjalës së kryedemokratit Sali Berisha, hodhën molotov dhe sende të forta drejt kryeministrisë, ndërsa më pas u shpërndanë duke përdorur gaz lotsjellës. Ata më pas u drejtuan në drejti të godinës së Kuvendit.

Ndërkohë një incident është shoqëruar mes deputetit të PD, Besat Xhaferri dhe forcave të rendit, ku raportohet se janë shoqëruar tre të rinj.

Deputeti Xhaferri i ka thënë efektivëve të policisë që të “mos i prekë çunat”.

“Mos i prek çunat, o plehra. Mos më preku mua. Ca të qetësohem o plehra, jeni cuna të rinj, por jeni plehra. Këta ta dini. Plehra”, dëgjohet të thotë deputeti i PD, Besart Xhaferri.