Vendosni fjalën kyçe....

Përfshihet nga flakët një pallat në Korçë (VIDEO)


Një zjarr ka përfshirë një pallat 4-katësh në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:13 të mbrëmjes së shkuar, në lagjen nr 12 në rrugën “Vasil Ternova”.

Për fat të mirë, nuk raportohet për të lënduar nga zjarri pasi është bërë i mundur evakuimi i banorëve të godinës.

“Rreth orës 23:13, jemi njoftuar se në lagjen nr 12, rruga ‘Vasil Ternova’, ka rënë zjarr në një godinë 4-katëshe.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësja, për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Nuk ka dëme në njerëz, pasi u bë e mundur evakuimi i tyre.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *