Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e opozitës, Balliu: Po hedhin gaz lotsjellës jashtë çdo limiti, kjo është dhunë shtetërore


Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu theksoi se ndaj protestuesve, që aktualisht ndodhen para parlamentit, po hidhet gaz lotsjellës jashtë çdo limiti të lejueshëm.

Ai denoncon se efektivët po bëjnë dhunë shtetërore ndaj protestuesve, ndërsa shtoi se një zonje e kanë dëmtuar në kokë, ndërsa një fëmijë e kanë tërhequr zvarrë.

“Është hedhur gaz jashtë çdo limiti të lejueshëm. A thua se jemi në luftë. Të gjithë këta këtu janë me urdhër të Ergys Agasit për të ndaluar qytetarët për protestë.

Kjo është dhunë shtetërore. Nuk është parë e dëgjuar të hedhësh gaz në këtë mënyrë. Një zonje ia kanë çarë kokën, 300 policë të çajnë kokën e një zonje nga dhuna, një fëmijë e kanë marrë zvarrë. “, tha ai.

PD zhvilloi protestën e dytë kombëtare brenda pak javëve duke kërkuar rrëzimin e qeverisë pas skandaleve që kanë përfshirë zëvendës kryeministren Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur, dhe AKSHI.

PD kërkon gjithashtu vendosjen e një qeverie tranzitore deri në mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.