Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e opozitës, 11 efektivë përfundojnë në spital pas sulmeve me gurë dhe molotov


Protesta e thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha degjeneroi në dhunë dhe përplasje të militantëve të PD-së me efektivët e Policisë. 

Si pasojë e sulmeve me molotov dhe sende të forta para Kryeministrisë dhe para Parlamentit, janë dëmtuar dhe po marrin ndihmë mjekësore 11 punonjës policie.

Po ashtu bëhet e ditur se janë shoqëruar drejt ambienteve të Policisë 18 protestues.

“Si pasojë e sulmeve me molotov dhe sende të forta para Kryeministrisë dhe sulmeve para Parlamentit, janë dëmtuar dhe po marrin ndihmë mjekësore 11 punonjës policie.Ndërkohë, grupet hetimore po vijojnë punën për dokumentimin ligjor të veprimeve të dhunshme të protestuesve ndaj punonjësve të Policisë. Shërbimet e Policisë kanë identifikuar personat që sulmuan Policinë dhe vijon puna për shoqërimin e tyre”, thuhet në njoftimin paraprak të Policisë.