Vendosni fjalën kyçe....

GJKKO pushon çështjen ndaj ish-drejtorit të Policisë, Muhamet Rrumbullaku


Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të pushojë çështjen ndaj Muhamet Rrumbullakut, ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë, raporton BW.

Rrumbullaku dyshohej për transferimin e paligjshëm të dy oficerëve të Policisë.

Hetimi fillimisht u nis në qytetin e Beratit, por më pas u transferua në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Pas përfundimit të hetimeve, SPAK konkludoi se nuk kishte elementë të veprës penale të kryer nga Rrumbullaku, duke çuar kështu në pushimin e çështjes.