
Një çift bashkëshortësh janë plagosur pas një aksidenti në Berat.
Përplasja ka ndodhur në hyrje të qytetit ndërsa në aksident janë përfshirë një makinë “Toyota” dhe një “Mercedes-Benz”.
Ata janë dërguar në spitalin e Beratit për ndihmë mjekësore.
Në Rrëshen është djegur një makinë e parkuar. Nuk dihet ende nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm, ndërsa policia ka nisur hetimet.