Vendosni fjalën kyçe....

“Rama është trembur, drejtësia mund të mbërrijë deri te zyra e tij” – Shehaj


Deputeti Agron Shehaj tha mbrëmjen e sotme se për herë të parë në Shqipëri po dalin parta drejtësisë ish-kryeministrat, ish-presidentë, kryetarë bashkish.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” kreu i Partisë Mundësia tha se asnjë vjedhje në vend nuk bëhet pa dijeninë e kryeministrit Rama.

Sipas tij, kreu i qeverisë dhe deputetët socialistë janë të trembur se drejtësia nuk do ndalet te zv.kryeministrja Balluku po mund të shkojë deri te Rama.

“Është e pamohueshme që pavarësisht opinionit që kemi, apo sa të kënaqur jemi me punën që bën SPAK, ka ndryshim rrënjësor me arritjet e drejtësisë. Unë mendoj që janë faktet që flasin dhe fakt është që në këto 35 vite, ish kryeministra, kryetar bashkie në detyrë, zv/kryeministra ose janë të pandehur për korrupsion, ose janë në hetim ose janë në burg dhe ky është fakt. Kjo nuk kishte ndodhur kurrë. Nga ana tjetër është fakt që Edi Ramna, mazhoranca janë trembur sepse nuk mund të ndalojnë te Balluku sepse asnjë nuk e beson që vjedhja është bërë pa dijeninë e Ramës. Të gjithë presin të shkojnë te Edi Rama dhe ka shumë gjasa që të shkojnë te Edi Rama. Ne presim të shkojnë te peshqit e mëdhenj, dhe kërkonin të shkojë te Rama., Veliaj , Balluku dhe ja ku jemi sot. Dhe ndaj Edi Rama është trembur dhe po reagon. Në fakt kjo që ka bërë Rama për të mbrojtur Ballukun është vetëm një nga hapat e bërë për t’i bërë drejtësisë. Arritën deri aty se kanë hakeruar emailet…Fati i Belinda Ballukut është i papërfillshëm në raport me fatin e Shqipërisë. Ajo që për mua ka rëndësi është që të flasim për drejtësinë, të jemi kritik por ne nuk mund ta mohojmë atë që po ndodh. Në rastin e Metës u bë nami për 700 mijë euro dhe tani u vodhën 50 mln euro dhe nuk po ndodh asnjë gjë”, tha ai.