Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Pse Kosova është sot në Davos me iniciuesin e Bordit të Paqes, ndërsa Rama është këtu


Seanca plenare në Kuvend për miratimin e marrëveshjes për adresimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes po shoqërohet me debate.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ngriti pikëpyetje mbi procedurën e ndjekur për miratimin e marrëveshjes, duke theksuar se Kuvendi futet në procedurë vetëm pasi marrëveshja të jetë nënshkruar nga kryeministri.

Bardhi u shpreh se, sipas dokumenteve zyrtare, presidenti i Republikës ka autorizuar kryeministrin për nënshkrimin e marrëveshjes.

Ai theksoi se marrëveshja është nënshkruar në Davos nga Osmani, së bashku me Trump dhe vendet themeluese, ndërsa kryeministri Rama mungonte se nuk e kanë pranuar.

Siç tregojnë dokumentet që janë vënë në dispozivion deputetëve të Kuvendit ne përputhje me kushtetutën dhe ligjin për marrëveshjet ndërkombëtare, është bërë miratimi në parim i kësaj marrëveshje.

Përmes autorizimit 224/1, Presidenti i Republikës që është i vetmi autoritet që nënshkruan marrëveshje sipas Kushtetutës në emër të republikës së Shqipërisë, ka autorizuar Ramën të nënshkruajë marrëveshjen.

Pyetja ime është a e ka nënshkruar marrëveshjen kryeministri?

Se Kuvendi futet në procedurë pasi kryeministri të këtë nënshkruar marrëveshjen. Marrëveshjen e ka nënshkruar Osmani, sot në Davos me Trump dhe vendet themeluese sot në Davos. A mund ta dimë pse Rama është sot këtu dhe nuk është në Davos.

E kuptojmë që nuk shkonte dot ta nënshkruante se nuk e kanë pranuar. Pse Kosova është sot në Davos me iniciuesin e Bordit të Paqes, ndërsa lideri juaj është sot këtu me Taulantin, Belindën dhe me shokë”, tha Bardhi.