Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç në Davos: Në 12 vite këtu s’kam parë kurrë kaq shumë personalitete të frikësuar për të nesërmen (Video)


Presidenti i Serbisë Vuçiç, i cili si shumë krerë shtetesh ndodhet në Forumin e Davosit u shprej tejet i shqetësuar mbi të ardhmen e rajonit dhe më gjerë.

Gjatë një paneli ku merrte pjesë bashkë më të tjerë krerë shtetesh, Vuçiç tha se në 12 pjesëmarrjet e tij në Davos, nuk ka parë kurrë aq shumë njerëz që nuk duatrokasin askënd dhe që nuk festojnë dhe shkak për këtë theksoi ai është pasiguria e së nesërmes.

Kreu i shtetit serb shtoi se ndërsa problemet nuk mund të zhduken, ato mund të zbuten përmes bashkëpunimit dhe mund të gjenden zgjidhje për vendet e vogla të rajonit.

“Është hera ime e 12-të në Forumine Davosit, jam veteran këtu. Nuk ka njerëz këtu rreth nesh që kanë qenë të pranishëm kaq shumë herë. Të them të vërtetën, nuk kam parë kurrë kaq shumë njerëz dhe njerëzit nuk po duartrokasin askënd. Njerëzit janë këtu sepse janë të shqetësuar për të ardhmen e tyre. Përfaqësues kompanish, udhëheqës shtetesh, kryeministra, anëtarë qeverish, kushdo qoftë, dhe askush nuk feston. Askush nuk po qesh, askush nuk po buzëqesh, sepse njerëzit nuk e dinë se çfarë do të sjellë e nesërmja për vendet tona. Dhe natyrisht, ne jemi shumë të shqetësuar. Por lidhja mes nesh, bashkimi ynë, kjo është një zgjidhje të paktën për ne. Ne nuk mund t’i zhdukim problemet, por mund të zvogëlojmë presionin mbi vendet tona dhe mund të gjejmë disa zgjidhje të mira si një emërues i përbashkët për të gjitha vendet tona të vogla në rajonin e Euroazisë.” – tha Vuçiç gjatë një paneli në Forumin e Davosit.